19.1 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeArbër Ademi-deputet i BDI-së: Taravari mbrëmë lexoi fjalimin e Ali Ahmetit!

Arbër Ademi-deputet i BDI-së: Taravari mbrëmë lexoi fjalimin e Ali Ahmetit!

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se propozimi i kandidatit presidencial të opozitës shqiptare, Arben Taravari, është ide e vjetër e BDI-së dhe liderit të kësaj partie Ali Ahmetit.

Ademi, tha se Taravari mbrëmë para gazetarëve lexoi fjalimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit që kishte rrjedhur në media.

“Nuk bëhet fjalë për koordinim, por neve na gëzon fakti që Taravari ka lexuar programin e 2016-tës të BDI-së, e ka lexuar edhe programin e 2020-tës, poashtu ju e dini se dje pasditë të gjithë gazetarët thuajse e kanë patur fjalimin e z.Ahmeti që sot do ta thonte përpara opinionit dhe më erdhi befasi se si në ora 19;15 pasiqë edhe televizioni 21 publikoi fragmente të tëra, paragrafe të tëra nga fjalimi, në ora 18;30, më erdhi çudi se di z.Taravari në ora 19;15, në një konferencë të jashtëzakonshme përmendi që nga premtimet që z.Ahmeti i ka përmendur në vitin 2016, 2020, fjalimin që është ndarë me gazetarët dje, pas asaj speciales që shkoi në televizionin 21. Kjo demonstron panik, por e përgëzojmë Taravarin që e ka lexuar programin e BDI-së dhe përqafon idetë e Ali Ahmetit. E ftojmë që ta mbështesë z.Bujar Osmani”,tha nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments