1.3 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeArben Taravari: Lider i opozitës është ZIADIN SELA

Arben Taravari: Lider i opozitës është ZIADIN SELA

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka qenë i prerë në shkrimin e tij të fundit në FB sa i përket se kush është lider i opozitës duke anashkaluar edhe partnerin e tyre Afrim Gashin.

Sipas Taravarit përfaëqsuesi i opozitës është Ziadin Sela, përcjell Tetova Sot.

“…ne dhe populli e di se përfaqësues i opozitës është Ziadin Sela….” thuhet në shkrimin e tij në FB.

Ja edhe teksti i plotë i Arben Taravarit
Strategjia e BDI-së për të krijuar kinse armiqësi me LSDM-në është një mashtrim naiv sepse çdokush e di, e kupton, është i qartë që martesa e tyre politike shkon super! Aq të madhe e kanë dashurinë për njëra-tjetrën sa nuk i rezistojnë dot tundimit që çdo dy javë të dalin dhe të deklarojnë se “funksionojmë mrekullisht”…dhe populli vazhdon të konsiderohet një tufë delesh që shkon që pret ta shfrytëzojë bariu…

Ky është keqkuptimi më i madh dhe dështimi më i madh i BDI-së dhe çdo partneri të saj politik: nënvlerësimi i inteligjencës të Popullit!

Gjithsesi populli do të flasë në 12 prill dhe BDI-ja do kuptojë se sa keq është kur tallesh me njerëzit duke inskenuar lloj lloj telenovelash “nacionaliste” ditën dhe “multi-etnike” natën!

Dhe për në fund, e vlerësojmë kujdesin të z.Bujar Osmani, i cili na kujton procedurat se si të vendosim për zgjedhjen e përfaqësuesit të Opozitës, ndoshta nga që këto gjëra nuk kanë ndodhur kurrë në partinë e tij, ai mendon se edhe në Opozitë nuk ka demokraci të brendshme, procedurë që e fakton demokracinë, zgjedhje të ndershme, meritokraci…gjithsesi thirrja gati non-sens e z.Osmani duke na kujtuar veprime kaq naive si të ishte një nxënës shkolle, na bën të kuptojnë diktaturën që mbizotëron tek partia e tij.

Megjithatë, ne respektojmë z.Osmani dhe e qetësojmë atë e sidomos ata që janë në ankth nga partia e tij, se: ne kemi kryer të gjitha procedurat, ne dhe populli e di se përfaqësues i opozitës është Ziadin Sela, ashtu si populli e sidomos ju e dini se lideri juaj është Ali Ahmeti, a mundet të dalin në debat apo mos duhet të mendojmë që z.Ahmeti ka frikë?!

Presim përgjigje dhe ju kujtojmë që duam debat midis z.Ziadin Selës dhe z.Ali Ahmetit! U qartësuat besoj se shumë konfuzë po dukeni këto ditë.
Është e kuptueshme, ju presin ditë të vështira si janë ato të dështimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments