3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeArben Taravari: BDI po tallet me popullin.Kanë folur në Abu Dabi për...

Arben Taravari: BDI po tallet me popullin.Kanë folur në Abu Dabi për Kodrën e Diellit! A janë seriozë këto të BDI-së?!

BDI i dha një lajm qytetarëve:
Kanë folur në Abu Dabi për Kodrën e Diellit!
A janë seriozë këto të BDI-së?! Ç’janë këto shaka pa kripë që bëjnë me popullin?! Kanë 20 vjet që nuk bëjnë asnjë investim, me paaftësinë e tyre na kanë përzënë 300 mijë veta, dhe tani kujtohen, vetëm 4 muaj para zgjedhjeve të na flasin për takime biznesi në Abu Dabi! Çfarë Abu Dabi?!
Tetovë! Tetovë e ka emrin vendi për të cilin duhet të punoni e të cilit e keni shkatërruar!
Nuk është çudi që turi i vizitave të z.Bujar Osmanit të vazhdojë në Palma De Majorka ose në Bora Bora, e aty midis diellit tropikal e kushteve të hoteleve përrallore me nga 7 yje, t’ju flasë turistëve për Tetovën e tetovarët të cilët jetojnë shumë më të varfër se funksionarët e BDI-së!

Arben Taravari

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments