19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaOpinionArben Taravari / Ali Ahmeti keqpërdor figurën e Halil Kastratit për pikë...

Arben Taravari / Ali Ahmeti keqpërdor figurën e Halil Kastratit për pikë politike

Arben Taravari

Skandaloze: Ali Ahmeti keqpërdor figurën e Halil Kastratit për pikë politike

Lajmi për takim mes Ali Ahmetit dhe humanistit Halil Kastarti rezulton tç jetë ,,fake news” i qëllimshëm nga PR i BDI-së me qëllim të përfitimit të pikëve politike.
Ky është një skandal i pa parë deri tani,BDI duke u munduar ti ikë temës së ballafaqimit publik mes Selës dhe Ahmetit krijojnë lajme të rreme dhe njëkohsisht keqpërdorin figurën e humanistit të madhë Halil Kastrati.
Lajmin e rrejshëm fillimisht e zbuloi portali ,,Zhurnal.mk” kurse të njejtin sot e ka konfirmuar Albazone.media.

Para pak çastesh stafi i portalit Albazone media, ka kontaktuar me manaxherin e profilit të faqes së Humanistit Kastrati, ku në disa media, por edhe ne mediumun tonë thuhej se “BDI me lajme të rreme manipulon opinionin”, kjo sot u konfirumua nga portali Albazone.
Ja çka thonë nga stafi i Halil Kastratit: Po në atë ditë dhe orë Halil Kastrati ka qenë live në një manifestim bamirëse me disporën shqiptare në Angli,
Albazone: A ka pasur takim mes Ahmetit dhe Kastratit?
Menaxheri: ” JO JO nuk pasur takim, pasi hoxha ka qenë në Angli”, këto ishin disa fjalë që dëgjuam në telefon, dhe i njejti na konforimoj se e kishe parë edhe lajmin tek faqja jonë për takimin e Ahmetit dhe Kastratit,por se pritet që Kastrati ditëve në vijim të prononcohet për skandalin në fjalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments