3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaAmerikanët e ndanë mendimin /Nuk janë as rusët dhe as kinezët, Koreja...

Amerikanët e ndanë mendimin /Nuk janë as rusët dhe as kinezët, Koreja e Veriut armiku më i keq

Amerikanët e konsiderojnë Korenë e Veriut si armikun kryesor të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Rusia kryeson listën e vendeve jomiqësore, sipas një sondazhi nga e përjavshmja The Economist dhe kompania britanike e analitikës së të dhënave Yugov.

Sipas sondazhit, rreth 55 për qind e të anketuarve besojnë se aleati kryesor i Uashingtonit është Mbretëria e Bashkuar, e ndjekur nga Kanadaja (53%) dhe Franca dhe Izraeli (38%). Dy për qind e amerikanëve në atë kategori përfshinin Rusinë.

Kur bëhet fjalë për vendet mike, amerikanët vënë në vend të parë Meksikën (41%), të ndjekur nga Franca (37%), Gjermania (35%) dhe Kina (33%).

Megjithatë, Koreja e Veriut (58%) fitoi statusin e armikut kryesor të Shteteve të Bashkuara. Irani (44%), Afganistani dhe Kina (36%) janë në tre vendet e para, e ndjekur nga Rusia me 34%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments