18.9 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeAmbasadorja e SHBA-ve Bërns në takim pune me ZVK Artan Grubin

Ambasadorja e SHBA-ve Bërns në takim pune me ZVK Artan Grubin

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi realizoi takim pune me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës znj. Kejt Bërns informon Tetovasot.

Ambasadorja Bërns e uroi z.Grubi për postin e zëvendëskryeministrit të parë duke i dëshiruar sukses në realizimin e të gjitha pikësynimeve si dhe e falënderoi për bashkëpunimin e afërt.

Bërns gjatë takimit me Grubin potencoi se Uashingtoni do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave të nevojshme por shumë të rëndësishme me qëllim mbisundimin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve në mënyrë të paanshme dhe të pavarur.

Bërns gjithashtu me këtë rast ka thënë se Maqedonisë së Veriut i duhet të mirëmbajë unitetin me qëllim që të shfrytëzojë mundësin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Znj.Bërns i ka përcjellë Grubit se SHBA-të janë të gatshme që marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve t’i thellojnë dhe më tepër duke rritur kështu investimet e drejtpërdrejta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dixhitale në pajtim me standardet e sigurisë së NATO-së.

Nga ana e tij zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi falënderoi ambasadoren amerikane për përkrahjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të SHBA-ve. Ajo që NATO qëndron prapa Maqedonisë së Veriut është mundësia më e mirë që deri më tani ka pasur vendi që nga pavarësia e tij pasi që anëtarësimi ynë i plotfuqishëm në këtë aleancë përveç që sjellë siguri për qytetarët dhe shtetin, sjell dhe investime e zhvillim më të madh ekonomik.

Grubi gjatë takimit me ambasadoren amerikane znj. Bërns gjithashtu ka theksuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave, me theks të veçantë në segmentin që ka të bëjë me sferën e drejtësisë.

Zëvendëskryeministri Grubi para ambasadores amerikane tha se ballafaqimi me sfidat shëndetësore dhe ato ekonomike të Maqedonisë së Veriut të shkaktuara nga COVID-19 mbeten prioritet për Qeverinë me qëllim tejkalimin sa më të lehtë. Ai i shprehu mirënjohje të thellë ambasadores Bërns për rolin konstruktiv dhe kyç amerikan në të gjitha të arriturat në vend dhe rajon duke mundësuar paqe, stabilitet, siguri dhe perspektivë euroatlantike.

Zoti Grubi theksoi rëndësinë e rrjetit 5G dhe bashkëpunimin strategjik me aleatët tanë amerikan në këtë proces dhe se kjo do të jetë edhe përcaktim i qeverisë sonë.

Grubi gjithashtu përshëndeti marrëveshjen e Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë bashkë edhe me njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës si dhe përcaktimin e Hezbollahut si organizatë terroriste.

Znj.Bërns përgëzoi z.Grubi për të gjitha hapat e guximshëm dhe të drejtë që janë marrë në të mirën e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarëve të saj dhe porositi atë që edhe në të ardhmen mos të ngurohet me ndërmarrjen edhe të hapave të tjerë që do të ishin në të mirë të qytetarëve dhe vendit.

Bashkëbiseduesit, znj.Bërns dhe z.Grubi shkëmbyen mendime dhe për tema tjera politike në vend dhe më gjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments