Ambasadori i Spanjës në Shqipëri Vicente Canelles, ka replikuar me kryeministrin Rama, në videon e shpërndarë nga ky i fundit ku pretendohej se policia spanjolle shpërndante me dhunë qytetarët e mbledhur në rrugë.
Diplomati Canelles, shkruan se Ambasada e Spanjës në Tiranë është
dakort me udhëzimet e qeverisë shqiptare për koronavirusin, por shpreh
keqardhjen për shpërndarjen e imazheve që nuk kanë të bëjnë fare me
vendin e tij.
“Edi Rama Megjithëse Ambasada e Spanjës është
krejtësisht dakort me rekomandimet e Kryeministrit mbi nevojat e
respektimit të masave kufizuese për të mirën e shëndetit të të gjithëve,
më vjen shumë keq që janë shpërndarë disa imazhe që nuk kanë të bëjnë
fare me Spanjën.
Vicente Canelles, Ambasadori i Spanjës”, shkruan në koment diplomati spanjoll i akredituar në Tiranë.
Kujtojmë se, video e shpërndarë nga Rama ishte xhiruar në Algjeri dhe bënte fjalë për një protestë popullore dhe nuk kishte lidhje fare me koronavirusin, siç shkruante kryeministri. Pas reagimeve të shumta që krijoi video e rreme, reagoi vetë dhe kryeministri Rama i cili kërkoi ndjesë publike duke thënë se atë ia kishte dërguar një mik shqiptar nga Italia.
Video e rreme e shpërndarë nga Rama: