Ambasadori i Holandës në vend, Dirk Jan Kop është takuar me kreun e BDI-së Ali Ahmeti ku, siç kumtojnë nga ambasada, i ka përcjellë mesazhin se pas një rënie të vazhdueshme dyvjeçare të Sundimit të Ligjit, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik, përcjell TV21. Në postimin e ambasadës në Facebook shkruhet gjithashtu se “ndikimi i panevojshëm politik në pozicionin e kryetarit të Gjykatës Supreme, që është çështje gjyqësore, është i papranueshëm dhe do të shkaktojë reagim të fortë nga Holanda”.