Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott kanë uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë dhe marrjen e pozitës kryeministër.
Përmes reagimeve në rrjete sociale ata kanë uruar Kurtin ndërkaq, Ambasadori Abbott është shprehur se është i gatshëm të punojë me Qeevrinë e re për prioritetet e Kosovës dhe Britanisë.Urime Albin Kurtit dhe kabinetit të tij për zgjedhjen kryeministër dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës”, shkruan Rohde në Twitter.

Abbott në anën tjetër, ka shkuar në Facebook, ku ka thënë se po pret që të punojë me Kurtin dhe Qeverinë e tij.“Urime Albin Kurti për zgjedhjen Kryeministër. Pres që të punojë me ju dhe Qeverinë tuaj në shumë prioritete të përbashkëta”, shkruan Abbott. /Telegrafi/
