Ambasada Amerikane i del kundër Albin Kurtit: Reciprociteti që ke vendosur, krijon shumë probleme

227

Ambasada Amerikane e ka kundërshtuar vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në një njoftim publik, Ambasada Amerikane thotë se masat e reciprocitetit krijojnë më shumë probleme në këtë kohë.

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia.

Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë