12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeAlternAtivA: Shqiptaret duhet të vendosin mes ëndrrave dhe realitetit

AlternAtivA: Shqiptaret duhet të vendosin mes ëndrrave dhe realitetit

Ndjejmë keqardhje që një subjekt politik i dalë nga lufta, e cila kishte synim barazinë dhe shtetformësinë e shqiptarëve, pas 18 viteve të përfundojë në “ëndrrën” për kryeministër. Postet janë simbolike, ndërsa përmbajtja është thelbësore. Para se ta bëjmë kryeministrin, duhet ta arrijmë barazinë që kryeministri të jetë simbolikë e barazisë se arritur dhe jo mashtrim për një pabarazi të vazhdueshme. Kur jemi te ëndrrat, ne duam që shqiptarët e Maqedonisë të jenë qytetarët që jetojnë më cilësi më të lartë të jetës në Ballkan dhe pse jo në Europë, duam të ndërtojmë universitete prej të cilave do të burojë dituri, nga e cila do të mësojnë të gjitha shtetet e rajonit, që në këtë vend të prodhohet kulturë e lartë, duam një vend me infrastrukturë moderne dhe shëndetësi me cilësi të lartë, duam të ndërtojmë një vend ku të tjerët do të dëshirojnë të vijnë për të punuar, studiuar e jetuar, e jo vend i cili duhet braktisur, siç është sot.
Dhe, kur jemi në prag të fushatave zgjedhore, secila ide e shpalosur vendoset në korrelacion me zgjedhjet. Andaj tentativat e këtilla askush nuk i merr as seriozisht e as sinqerisht. Shqiptarët, në zgjedhjet që vijnë, duhet të vendosin mes ëndrrave të bukura dhe platformave reale, që sjellin ndryshim, shpresë e zhvillim, një zhvillim ky i cili mëton arritjen e qëllimeve shumë më të larta se ëndrra për një post.

Shkup, 10 qershor 2020 AlternAtivA – Shkup

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments