8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAlternativa pa vendim final, autorizon Gashin për të negociuar me Zaevin

Alternativa pa vendim final, autorizon Gashin për të negociuar me Zaevin

Alternativa pa vendim final për përfshirje në ekzekutiv, shkruan TV21. Nga kjo parti thonë se Kryesia Qendrore pas mbledhjes së sotme ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të negociojë me kryeministrin aktual Zoran Zaev ose eventualisht me mandatarin e ri, për përfshirjen eventuale në Qeveri, shkruan TV21. Nga kjo parti thonë se vendimin final do ta merr Kuvendi Qendror i Alternativës, pas negociatave me kreun e pushtetit.

“Kryesia Qendrore e Partisë ka autorizuar kryetarin që të komunikojë me të gjithë autorët politik, në këtë rast edhe kryeministrin aktual, por edhe eventualisht mandatarin e ri, për të parë se cili është koncepti i tyre për të dalë nga kjo krizë. Ne do ta dëgjojmë versionin e tyre të zgjidhjes së këtij ngërçi, do të shohim a ka gatishmëri për program të përbashkët qeveritar, dhe a ka gatishmëri që në emër të këtyre synimeve partnerët e deritanishëm qeveritarë të heqin dorë nga një pjesë e pushtetit të tyre, për të krijuar një ekuilibër të ri”, tha mes tjerash zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments