9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti / “Turp më vjen, liderët tanë i kanë bërë pikë...

Ali Ahmeti / “Turp më vjen, liderët tanë i kanë bërë pikë e pesë shqiptarët…” (VIDEO)

Pas takimit në Vodno, zëvendëskryeministri Bujar Osmani ka postuar paraqitjen e Ali Ahmetit, në TV21 ku shfaqet me nerva dhe duke i rënë disa herë tavolinën kritikon partitë shqiptare, të cilat me një numër të madh pjesëmarrësish po marrin pjesë në takimet e liderëve.

Sa i madh!Lider!

Geplaatst door Bujar Osmani op Zondag 20 oktober 2019

“Le të mbledhin mendtë dhe të organizohen t’i bashkojnë shqiptarët dhe jo t’i përçajnë shqiptarët. I kanë bërë pikë e pesë shqiptarët. Turp më vjen të shkoj nëpër takime, nga gjashtë delegacione shqiptare janë atje. I kemi thënë vetes shqiptarë me shkollë me universitet, çfarë universitetet kemi ne, çfarë shkolle kemi ne, turp i botës është kjo, gjashtë delegacione shqiptare, dy maqedonase. Vjen BESA me gjashtë veta brenda vetes se nuk i besojnë njëri tjetrit, Sela me tre a katër, Thaçi me dy a tre, Ahmeti me dy a tre, Ostreni me dy a tre, kjo është turp. Dhe po më flisni këtu se unë i kam ofenduar ata. Gjema shembullin më të vogël dhe unë do të tërhiqen nuk do ti nënçmoj shqiptarët” me nervozë është shprehur Ahmeti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments