25.9 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Të punojmë për edukimin e drejtë të brezave në frymën...

Ali Ahmeti: Të punojmë për edukimin e drejtë të brezave në frymën e respektit të ndërsjelltë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar 24 majin – Ditën e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi.

“Çdo komb ka vendosur themelet e gjuhës së tij të shkruar amtare me punën e palodhshme të shumë misionarëve që vulosën ekzistencën e përjetshme të saj.

Gjuha universale e popujve është dija, shtegu i vetëm i përparimit, andaj të gjithë bashkëqytetarëve të mi të komunitetit maqedonas ua uroj 24 majin – ditën e vëllezërve Kirili dhe Metodi.

Çdo ditë le të reflektojmë mbi sakrificën e të gjithë misionarëve të arsimit dhe bashkë të punojmë për edukimin e drejtë të brezave në frymën e respektit të ndërsjelltë të të gjithë vlerave identitare”, shkruan kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij në Facebook

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments