Sot bashkë me familjarë të dëshmorëve, bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare për lirinë e Kosovës, qëndrova për vizitë në fshatin Gjergjicë të Drenasit, në vatrën familjare të heronjve, Bedri dhe Shaban Shala.
Kjo vatër ka mirëpritur luftëtarët e bërthamës së parë të UÇK-së, Adem Jashari, Hamëz jashari, Rifat jashari, Sahit jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra, të cilët më 30 dhjetor të vitit 1991 kishin çarë rrethimin në Prekaz, këtu janë dhënë shumë betimet vendimtare për mosdorëzim dhe jetësim të idealit kombëtar të lirisë. Këtë duhet ta dijë brezi i ri i kombit, andaj sot vendosëm pllakën përkujtimore si përkujtim për kontibutin kombëtar të kësaj familje.
Evokuam bashkë kujtimet mbi atdhedashurinë, trimërinë dhe veprimtarinë kombëtare të Bedri Shalës që sot mbush plot 25 vite nga rënia e tij heroike në fushëbetejë, të Shaban Shalës që nuk rreshti veprimtarinë e tij në dobi të kombit e atdheut deri në ditën kur u nda nga jeta.
Lavdi e përjetshme vëllezërve Shala dhe të gjithë të rënëve të lirisë!
Ali Ahmeti