11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti -Rubikon-Klan Kosova / Shtrirja e VV-së në Maqedoni të Veriut...

Ali Ahmeti -Rubikon-Klan Kosova / Shtrirja e VV-së në Maqedoni të Veriut e pashëndetshme- e copëton elektoratin shqiptar ( video)

 Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk e ka mirëpritur idenë e Lëvizjes Vetëvendosje që të ketë shtrirje si subjekt partiak edhe në Maqedoninë e Veriut.

”Deri tani kemi pasur gjashtë parti në Maqedoni. Copëtohet elektorati shqiptar. Kam konsideratë për të gjitha partitë në Kosovë edhe në Vetëvendosje”, është shprehur Ahmeti, njofton Klan Kosova.

”Do të isha jashtëzakonisht mirënjohës që nëse kanë vërejtje në këto politika që kam drejtuar, le t’mi thonë si shoku –shokut. Por është e drejtë legjitime që kushdo që të hapë parti, mund ta bëjë atë”, thotë ai.

A i frikësohesh fitores së Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut?

”Janë qytetarët ata që vendosin, mund të them që për 18 vjet kam fituar të gjitha ciklet zgjedhore. Nëse vendosin qytetarët ndryshe, kjo është më se legjitime”, shprehet ai.

Kreu i BDI-së ka folur edhe për raportet me Albin Kurtin.

”Kam pasur dhe kam relacione miqësore. E kisha takuar dy apo tri herë në selinë e BDI-së vite më parë – biseduam për shumë çështje, ka tre vite radhazi kam shumë bashkëpunëtorë që janë në organet drejtuese në LVV ashtu sic janë në Aleancë”, thotë ai.

Në emisionin Rubikon, Ahmeti madje e cilësoi si jo të shëndetshme themelimin e Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut.

”Nuk mendoj që do të ishte e shëndetshme. Dua si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana, le t’më thonë që ‘këtu e ke gabim’. Unë kam bashkëveprimtar, çdo gjë mund t’ma thonë – kam mendimet e mia dhe nuk hidhërohem. Por, jo ama të punojnë pas shpine, le t’ma thonë hapur. Që nga vitet ’80-ta, kam punuar dhe nuk janë pak vite”, thekson mes tjerash Ahmeti. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments