9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti për “Ballkanin e Hapur”: Në dobi të rajonit, asnjë shtet...

Ali Ahmeti për “Ballkanin e Hapur”: Në dobi të rajonit, asnjë shtet nuk del i humbur

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, gjatë një interviste është shprehur se nisma e “Ballkanit të Hapur” është në dobi jo vetëm të vendit të tij, por edhe të rajonit.

Ahmeti thotë se asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të dalë i humbur nëse i bashkohet kësaj nisme.

“Ne nuk kemi hyrë në këtë projekt pa e menduar, pa e analizuar dhe në këtë projekt ne kemi pasur konsensus etnik dhe politik. Jemi dakordësuar për këtë çështje. Asgjë nuk humb as Maqedonia, as Shqipëria, as ndonjë vend që mund të bashkohet. Marrëveshja nuk është e imponueshme, e dhunshme, është që të pranosh atë që mendon se është e drejta. Ne kemi vlerësuar se Ballkani i Hapur në dobi të shtetit dhe të rajonit, por pa ua imponuar të tjerëve”, tha Ahmeti për “Balkan Talks”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments