Kreu integrist, Ali Ahmeti, nëpërmjet Facebook, bëri të ditur për fitoren në zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Pllasnicës.
“Urime për fitoren e kandidatit të BDI për Kryetar të komunës së Plasnicës, Ali Jaoski, në zgjedhjet e parakohëshme lokale në këtë komunë.
Kjo fitore është konfirmim i vullnetit të qytetarëve në përkrahje të politikave tona të drejta për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Ali Ahmeti – Kryetar i BD-së.