11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti / Marrëveshja Kosovë-Serbi- është koha që t’u jepet fund kontesteve

Ali Ahmeti / Marrëveshja Kosovë-Serbi- është koha që t’u jepet fund kontesteve

Pas marrëveshjes së mbrëmshme, Kosovë-Serbi, ka reaguar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Nëpërmes një shkrimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit, raporton indeks.mk.

Sipas Ahmetit, është koha që t’u jepet fund kontesteve, të ndërtohet e ardhmja e sigurt dhe përparimtare.

Statusi i plotë:

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian arritën marrëveshje mbi çështjen e targave duke bërë kështu hapin e nevojshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.
Përgëzoj të dyja palët për guximin, duke uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit pa alternativë tjetër, atë të njohjes së ndërsjelltë. Është koha që t’u jepet fund kontesteve, të ndërtohet e ardhmja e sigurt dhe përparimtare drejt një horizonti, atë të integrimit në Bashkimin Europian!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments