7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Albin Kurti përballë sfidave të vështira

Ali Ahmeti: Albin Kurti përballë sfidave të vështira

Nga Maqedonia e Veriut, politikani shqiptar, Ali Ahmeti, thotë se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, vjen në një moment kyç për vendin.

Ahmeti: Shumë çështje kërkojnë zgjidhje, duke filluar që nga sundimi i ligjit dhe deri tek zgjedhja e problemit përfundimtar mes palës së Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim thotë se pa ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, çështja Kosovë-Serbi nuk ka për t’u mbyllur.

Ahmeti: Pa zgjidhjen përfundimtare të problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e qetë edhe Evropa. Nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm as Evropa.

Ahmeti vlerëson se procesi i fundit zgjedhor e rikonfirmoi Kosovën si një shtet demokratik.

Ahmeti: Uroj që kjo traditë për sëmbari të vazhdojë se është një vlerë tepër e çmueshme. Një vend demokratik vlerësohet nga zgjedhjet si i bënë dhe si organizon dhe a kontestohet nga palët konkurruese.

BDI-ja është në koalicion me socialdemkratët e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

Ahmeti thotë se po presin formimin e institucioneve të reja në Prishtinë për të mbajtur një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, takim që deri tani është shtyrë nga pandemia por edhe situata politike.

Ahmeti: Është në dobi të dy vendeve tona, është një moment që duhet të shfrytëzohet dhe të jetësohet në dobi të qytetarëve të dy vendeve tona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments