Nga Maqedonia e Veriut, politikani shqiptar, Ali Ahmeti, thotë se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, vjen në një moment kyç për vendin.
Ahmeti: Shumë çështje kërkojnë zgjidhje, duke filluar që nga sundimi i ligjit dhe deri tek zgjedhja e problemit përfundimtar mes palës së Kosovës dhe Serbisë.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim thotë se pa ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, çështja Kosovë-Serbi nuk ka për t’u mbyllur.
Ahmeti: Pa zgjidhjen përfundimtare të problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e qetë edhe Evropa. Nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm as Evropa.
Ahmeti vlerëson se procesi i fundit zgjedhor e rikonfirmoi Kosovën si një shtet demokratik.
Ahmeti: Uroj që kjo traditë për sëmbari të vazhdojë se është një vlerë tepër e çmueshme. Një vend demokratik vlerësohet nga zgjedhjet si i bënë dhe si organizon dhe a kontestohet nga palët konkurruese.
BDI-ja është në koalicion me socialdemkratët e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.
Ahmeti thotë se po presin formimin e institucioneve të reja në Prishtinë për të mbajtur një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, takim që deri tani është shtyrë nga pandemia por edhe situata politike.
Ahmeti: Është në dobi të dy vendeve tona, është një moment që duhet të shfrytëzohet dhe të jetësohet në dobi të qytetarëve të dy vendeve tona.