6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAleksandër Vuçici takim me zyrtarët kinezë

Aleksandër Vuçici takim me zyrtarët kinezë

Serbia dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen për tregti të lirë

Kompanitë kineze kanë marrë përsipër fabrikat kryesore të bakrit dhe çelikut në Serbi, si dhe kanë ndërtuar rrugë, fabrika dhe linja hekurudhore. Kina bleu fabrikën e vetme të çelikut në Serbi në vitin 2016 dhe dy palët i kanë përshkruar marrëdhëniet e tyre si një miqësi prej çeliku.

Pekini po përpiqet të ushtrojë ndikimin politik në këtë pjesë të Europës duke investuar 10 miliardë Euro që nga viti 2005. Bankat shtetërore kineze kanë dhënë me miliarda dollarë kredi për vendin ballkanik, në projekte ndërtimi që kryhen kryesisht nga punëtorë kinezë.

Kina, e konsideron Serbinë si një pikë hyrëse kyçe në Europë për nismën e saj ekonomike dhe politike, të quajtur “Rruga e Re e Mëndafshit”. Pekini ka eksportuar drone dhe pajisje të tjera ushtarake në Serbi, si dhe ka rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Pas takimeve me zyrtarët kinezë, Presidenti Vuçiç ka deklaruar se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është trefishuar në pesë vitet e fundit.

Përveç hapjes së tregut të madh kinez për prodhuesit bujqësorë serbe Beogradi shpreson të tërheqë investime të tjera për industrializimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ai theksoi gjithashtu se në takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit ushtarako-teknologjik, si dhe realizimi i projekteve të mëdha infrastrukturore me ndihmën e Kinës.

Presidenti serb propozoi nisjen e dy linjave ajrore që lidhin Beogradin me Shangain dhe Pekinin si një mjet për të krijuar mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Vuçiç e kreu vizitën treditore në Kinë me rastin e fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments