1.5 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeAleksandër Vuçiçi: Ramush Haradinaj me Albin Kurtin, gati të bëjnë Shqipërinë e...

Aleksandër Vuçiçi: Ramush Haradinaj me Albin Kurtin, gati të bëjnë Shqipërinë e Madhe

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë tërhequr edhe vemendjen e qeverisë serbe. Presidenti Aleksandër Vuçiç në një intervistë në mediat vendase u shpreh se partitë që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë, do t’i fitojnë zgjedhjet.

“Një pranverë jashtëzakonisht e vështirë, një verë e vështirë dhe një vjeshtë e vështirë e pret Serbinë në çdo kuptim. Forcat që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë me siguri do të fitojnë në këto zgjedhje. Kjo është ajo që tha Ramush Haradinaj, ai është një njeri i rrezikshëm që pret që Albin Kurti të ketë nevojë për një parti shqiptare për një koalicion dhe po bën presion që të jetë atje dhe më vonë të zgjidhet president i Kosovës. Atëherë ata do të kishin atë koalicion për Shqipërinë e Madhe”, tha Vuçiç.  

Ndërkombëtarët do t’i ushtrojnë presion Beogradit për të njohur Kosovën si shtet të pavarur. Sipas Vuçiç, perendimi do t’i kërkojë njohjen e Kosovës për të parandaluar forminin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përpiqesh të ruash forcën e Listës Serbe, por gjithashtu të përgatitesh për presione të rënda. Ata do te binden  me idene e ” Shqipërisë së Madhe ” edhe do të fillojnë të na shantazhojnë dhe të këmbëngulin se një kompromis është që Serbia të njohë Kosovën.”

Duke i referuar deklaratave të fundit të politikanëve në Kosovë, Vucic tha se nuk i frikësohet zyrtarëve të Prishtinës, por ndikimit te ndërkombëtarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments