1 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Mars, 2025
BallinaLajmeAleanca e mbrojtjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci, reagon Serbia: Provokim! Kërkojmë shpjegime urgjente se përse...

Aleanca e mbrojtjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci, reagon Serbia: Provokim! Kërkojmë shpjegime urgjente se përse u krijua pa konsultim me ne

Beograd- Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në një reagim të martën vonë e ka konsideruar “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, ditën e sotme në Tiranë.

Në reagim, Serbia ka thënë se do t’u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar shpjegim të detajuar lidhur me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Sipas Beogradit, me këtë marrëveshje, këto dy shtete, “së bashku me përfaqësuesin e paligjshëm të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, kanë ndërmarrë hapa që dëmtojnë stabilitetin rajonal.

Serbia, siç pretendon reagimi, si një shtet që garanton paqen dhe neutralitetin ushtarak në Ballkan, “me të drejtë kërkon përgjigje mbi natyrën dhe objektivat e këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë”. Veçanërisht Serbia e sheh fakt shqetësuese pse kjo aleancë ushtarake është formuar pa asnjë konsultim me Beogradin, “me përfshirjen direkte të një strukture që nuk ka legjitimitet ndërkombëtar dhe që përbën një kërcënim për popullin serb dhe për të gjithë rajonin”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments