Albin Kurti votoi në Shqipëri, reagon Grenell: Ndërkombëtarët duhet të jenë dyshues ndaj motiveve të tij

71

Ish i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Shqipëri. Ish-emisari thotë se vota e Kurtit në Shqipëri i tregon botës shumë për të teksa komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të kryeministrit kosovar, njofton Klan Kosova.

“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, shkroi Grenell në Twitter.

Kujtojmë se për votimin e Kurtit në Shqipëri ka pasur reagime edhe nga raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola vonn Cramon e cila tha se “nuk mund ta kuptoj për çfarë bëhet fjalë”./tvklan.al