7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti: S'jam për t’i diskriminuar serbët, por s’mund të kemi ‘super’...

Albin Kurti: S’jam për t’i diskriminuar serbët, por s’mund të kemi ‘super’ minoritet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për qëndrimin e tij karshi komunitetit serb në Kosovë.

Kurti tha se nuk synon margjinalizimin ose shtypjen e serbëve, pasi shtoi se nuk do që ta përsërisë sundimin që ata shtruan në Kosovë dikur.

Mirëpo, sipas tij, në Kosovë “nuk mund të kemi super minoritet”.

“Unë nuk jam për t’i diskriminuar, shtypur, shfrytëzuar apo marxhinalizuar serbët. Ne shqiptarët kemi qenë një shekull nën sundimin serb, nuk do të përsërisim asgjë të ngjashme dhe as nuk do të na shkoj mendja asnjëherë, mirëpo gjithashtu nuk mund të kemi super minoritet në Kosovë”, tha Kurti në Top Channel.

Derisa foli për kërkesat e këtij komuniteti, shefi i ekzekutivit deklaroi se do të gjenden zgjidhje që përkojnë me kushtetutshmërinë e vendit.

“Nuk mund të kemi njerëz të privilegjuar në bazë të përkatësisë etnike apo religjioze sepse privilegji për dikë, bëhet diskriminim për dikë tjetër. Andaj unë ju garantoj që nuk do të ketë kurrfarë solucionesh jo transparente e që e minojnë Kushtetuetshmërinë tonë dhe rendin republikan e demokratik”, tha tutje.

Shefi i Qeverisë ka folur gjithashtu edhe për nenin 7 të propozimit evropian, ku tha se në të flitet për vetmenaxhim të komunitetit serb për një nivel adekuat vetmenaxhimi.

Sipas tij, mes Kosovës dhe Serbisë ka vetëm njohje “de facto” e jo vetë-administrim e as vetë-qeverisje.

“Askund Nuk ka kurrfarë autonomie për serbët lokal në Kosovë. Ata janë qytetarë të Republikës sonë dhe unë jam kryeministër edhe i atyre. Në nenin 7 flitet për vetmenaxhim të komunitetit serb për një nivel adekuat vetmenaxhimi. Kjo do të thotë që kemi referencë veçse te marrëveshja kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Nuk ka vetadministrim, nuk ka vetqeverisje, ka veçse njohje de facto ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments