11.7 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti: Asociacioni mund të adresohet te plani franko-gjerman, por në frymën...

Albin Kurti: Asociacioni mund të adresohet te plani franko-gjerman, por në frymën e Kushtetutës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Vjena ku po qëndron për vizitë zyrtare ka folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, themelimi i së cilit iu kërkuar edhe dje nga këshilltari amerikan në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet.

Kuri në një konferencë për media bashkë me kancelarin austriak, i pyetur për këtë çështje, tha se çështja e Asociacionit mund të adresohet në planin franko-gjerman, tashmë i quajtur plan evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, por shtoi se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon Asociacion një-etnik, shkruan Reporteri.net.

“Më 9 shtator të vitit të kaluar, e kemi pranuar këtë propozim  ne besojmë që është bazë e mirë ky propozim për të vazhduar tutje në negociata. Jemi në një moment kur flasim e diskutojmë për një marrëveshje për normalizim të plotë dhe aty edhe çështja e Asociacionit mund të adresohet, megjithatë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës që i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe që është përpiluar nga zoti Ahtisaari, në frymën e saj nuk lejon Asociacion një etnik. Fjalia e parë e asaj zgjidhje të hartuar nga Ahtisaari dhe zoti Rohan që në fjalinë e parë thotë që Kosova duhet të jetë në shoqëri shumetnike. Asociacionet monoetnike nuk janë në frymën e atij plani. Ne megjithatë ofrojmë të drejta për të gjitha pakicat. Jam shumë i angazhuar në këtë drejtim por pa nënvlerësuar kushtetutshmërinë e Republikës sonë”, u shpreh Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments