11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAksidenti në autostradën “Struma”, disa prokurorë dhe hetues nga Bullgaria në Maqedoninë...

Aksidenti në autostradën “Struma”, disa prokurorë dhe hetues nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut

Një ekip prej gjashtë hetuesve nga Shërbimi Kombëtarë për Hetime në Bullgari dhe tre prokurorë nga Prokuroria Rajonale në Pernik do të punojnë në procedurën parahetimore për aksidentin e djeshën në autostradën “Struma”, në të cilin humbën jetën 45 persona të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë për “24 Orë” e bëri të ditur Siika Mileva, zëdhënëse e prokurorit publik të Bullgarisë. Sipas saj, kjo ka të bëjë me aspektin ndërkombëtar të rastit, me çka prokurorët nga Departamenti Ndërkombëtar pranë Prokurorisë Supreme të Bullgarisë jep mbështetje të plotë dhe koordinim në lidhje me dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike.

“Në këtë drejtim, kryeprokurori nga Bullgaria, Ivan Geshev do të dërgojë në Shkup prokurorë dhe hetues nga ekipi, të cilët do ta dorëzojnë kërkesën për ndihmë juridike deri në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke pasur parasysh shpejtësinë dhe efikasitetin, ekipi personalisht do t’i marrë dokumentet e nevojshme”, shtoi Mileva.

Mileva tha se që të identifikohen shtetasit e vdekur nga Maqedonia e Veriut, ekipi bullgar do të marrë profile ADN të familjarëve të viktimave që t’i krahasojë profilet e ADN-së së viktimave që t’i identifikojë sa më shpejtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments