15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / SHQIPTARËVE NË MAQEDONI ENDE NUK KA KUSH...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / SHQIPTARËVE NË MAQEDONI ENDE NUK KA KUSH UA NDALË ZULLUMIN NGA KËTA POLITIKANË E PUSHTETARË TË KORRUPTUAR E VASALË

Politika në shërbim të strategjisë: sa më pak shqiptarë në këtë shtet, sa më të varfër e të dobët të jenë ata, sa më të përçarë mes vete, që më lehtë t’i sundojë e shtyp pushteti përmes mercenarëve dhe bandave kriminale.

Si nuk mësuan asgjë shqiptarët në Maqedoni, që nga viti 1993 e deri më sot, se si i bluan pushteti vendës dhe agjenturat e huaja, duke ua topitur forcën dhe energjitë, duke i përçarë partitë në taborë e grupe interesi, përmes luftë vëllavrasëse për pushtet fiktiv, duke krijuar sajuar “atdhetarë” e “tradhtarë” mes shqiptarëve, edhe mes shokëve dhe miqve të tyre të deridjeshëm?!

Nga të gjitha partitë politike më të mëdha të shqiptarëve deri më sot, ende nuk pushon as sot ndarja e përçarja, me nga dy kuvende e dy kongrese të partive, me nga dy liderë partie rivalë të partive të njëjta, duke kaluar edhe në procese gjyqësore për çështje të trashëgimisë së emrit, statusit dhe vulave të partive të njëjta! Këto raste për vite me radhë në skenën politike të shqiptare në këtë vend i ngjajnë njëri tjetrit si cigarja cigares, pa asnjë dallim thelbësor në përmbajtjet dhe qëllimet e tyre.

Ndërkohë që, të gjithë pretendojnë në ndryshimet, reforma dhe progres, por, askush nuk flet për çështje qenësore në interes të shtetit, të popullit, qytetarëve dhe votuesve!

Askush nuk flet se sa jodemokratike janë zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe komunale me lista të votuesve me më tepër votues se sa banorë që ka në këtë shtet, me model zgjedhor diskriminues ndaj shqiptarëve, me sistem zgjedhor jodemokratik, me lista të mbyllura, jo me lista të hapura për votimin e kandidatëve më të merituar, jo të atyre që janë të preferuarit e klaneve partiake dhe të pushtetit, të cilët më parë kalojnë në filtrat e shërbimeve sekrete të shtetit.

Çfarë ndryshime pretendojnë këta politikanë kur as numri i saktë i banorëve të këtij vendit nuk dihet, kur ende shqiptarët trajtohen si pakicë prej 20 %, edhe pse realisht ata përbëjnë numrin më të madh të banorëve në këtë shtet, prej së paku 36-42%; kur nuk dihet as numri i saktë i atyre që e kanë braktisur vendin deri më sot, mbi 40%, kryesisht e rinisë; nga këta politikanë e këto politika thellësisht jodemokratike e johumane, aq më pak kur ato u shërbejnë hapur kauzave të huaja, proserbe, probullgare, progreke, proturke-iraniane dhe sidomos atyre proruese; të cilat asnjë lidhje të vetme nuk e kanë me kauzën kombëtare të shqiptarëve, as me interesat e shtetit të Maqedonisë Veriore dhe të banorëve të saj.

Sepse, asnjërit nga këta politikanë e pushtetarë nuk u ka interesuar dhe nuk u intereson, pse më tepër ka në këtë shtet votues se sa banorë; pse asnjëherë nuk është ditur sa është numri real i banorëve shqiptarë; se asnjëherë nuk janë mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike në këtë vend, me model zgjedhor diskriminues ndaj shqiptarëve, me njësive zgjedhore numerikisht të pabarabarta, me model zgjedhor diskriminues, me lista të mbyllura të kandidatëve, sidomos, këtyre politikanëve dhe pushtetarëve asnjëherë nuk u ka penguar moszgjidhja e statusit juridik-kushtues i shqiptarëve (si pakicë), në vend se popull shtetformues, siç janë realisht, në atdheun e tyre, ku historikisht kanë përbërë shumicën e popullsisë vendëse.

Heshtja dhe pajtimi me këtë fatkeqësi nda popullit tënd, sidomos pjesëmarrja në pushtet në këto kushte, përbën bashkëfajësi dhe krim të rëndë ndaj popullit që e përfaqëson, jo me vullnetin e tij, por me përzgjedhje dhe me ndihmën e pushtetit.

Sa keq, kur ky popull i vuajtur ende detyrohet t’u besojë këtyre mashtruesve, që pretendojnë se janë liderë, kurse disa sahanlëpirës përreth tyre ende u besojnë si shpëtimtarë, por që asgjë më tepër ata nuk mundin t’i sjellin këtij vendi e këtij popull përveç litarit më të trashë të robërisë dhe vasalitetit, i cili vazhdon ta ngulfat qenien shqiptare për dekada me radhë.

Jo gjithmonë, dhe sidomos jo në politikë, llumi i ri mund ta heqë llumin e vjetër!

Politikanëve dhe pushtetarëve të këtillë, paditurinë dhe turpin e sotëm nuk mund t’ua lajë as Vardari, as do t’ua falë historia!

(19 shkurt 2024)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments