15.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / KOPILAT E 3 MARSIT TË BULLGARISË SË...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / KOPILAT E 3 MARSIT TË BULLGARISË SË MADHE RUSE-SOVJETIKE NË TETOVËN SHQIPTARE DHE NË MAQEDONINË VERIORE

A e dinë shqiptarët se, e vetmja komunë dhe i vetmi qytet në gjithë hapësirat ballkanike, që e shënon përvjet si festë të Komunës dhe qytetit për mbi 3 dekada me radhë, pavarësisht se cila parti e shqiptarëve vjen në pushtet, 3 Marsin e krijimit të Bullgarisë së Madhe, sipas marrëveshjes së Shën Stefanit (Jeshil Kojit në Stamboll), e lidhur mes Perandorisë Osmane si humbëse e luftës dhe Rusisë Cariste si fituese e saj, në vitin 1878, marrëveshje e cila u revidua pas disa muajve nga Kongresi i Berlinit.

A e dinë shqiptarët, që i përkrahin dhe votojnë drejtuesit e këtyre partive politike të shqiptarëve, për tri dekada me radhë, se ato në janë të afta ta ndryshojnë një datë të vetme poshtëruese për shqiptarët, edhe në kohën kur Parlamenti i Bullgarisë nuk e pranon si festë të veten 3 Marsin dhe ka inicuar procedurë për ndryshimin e kësaj date si festë shtetërore, edhe përkundër disa forcave politike në Sofje, të cilat vazhdojnë t’i përkrahin dhe realizojnë interesat ekspansioniste rusomëdha në Bullgari dhe shtetet tjera ballkanike, si në Maqedoninë Veriore!

(20. XI. 2023)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments