6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / EVROPA ENDE NUK E KUPTON SE, NUK...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / EVROPA ENDE NUK E KUPTON SE, NUK MUND TË KETË DIALOG NË FRYMË DEMOKRATIKE ME REGJIMET TERRORISTE TË MOSKËS DHE BEOGRADIT

Diplomacia evropiane, mjerisht edhe sot e shikon Ballkanin me dioptrinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Raportet e Fuqive të Mëdha të Evropës, deri me fillimin e luftës në Ukrainë kanë qenë raporte vasaliteti të tyre ndaj Rusisë, me këtë edhe ndaj shtetit satelit të saj në Evropë – Serbisë.

Pranimi i këtij kolonializmi të sofistikuar, vartësie ekonomike dhe politike, nën frikën e luftës dhe okupimit ushtarak të Evropës nga Rusia, ka krijuar ndjenjën e nënshtrimit dhe kapitullimit pa luftë të Evropës nga Rusia.

Këtë logjikë destruktive dhe mendësi primitive mesjetare, as Bashkimi Evropian i sotëm nuk mund t’ua imponojë edhe shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë kaluar së paku dy shekuj nën terrorin dhe gjenocidet e strategjisë rusomadhe dhe serbomadhe, për mbajtjen e shteteve ballkanike dhe të Evropës të nënshtruar dhe koloni të shtetit terrorist të Rusisë, siç po dëshmohet edhe nga agresioni, terrori dhe masakrat mbi popullin liridashës dhe shtetin sovran të Ukrainës.

Populli shqiptar nuk mund të mbetet përgjithmonë monedhë për kusuritje e interesave politike, ekonomike dhe diplomatike, mes disa shteteve evropiane dhe Rusisë.

Po, sikur shqiptarët dhe popujt tjerë fqinjë të Serbisë, të kërkojnë rikthimin e shtetit të Serbisë në kufijtë e tij nga fillimi i shekullit XIX (viti 1817-1833), si do të dukej Evropa e re, demokratike dhe progresive?!

(23. XI. 2022)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments