11.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti /CILA ËSHTË PREJARDHJA E SERBËVE DHE CILAT JANË...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti /CILA ËSHTË PREJARDHJA E SERBËVE DHE CILAT JANË SIMBOLET KOMBËTARE E SHTETËRORE TË TYRE?

Emri Serb (shumës: Serbët), nuk është emër me përcaktim etnik, as me përcaktim historik apo gjeografik, emër i ndonjë fisi të lashtë ose populli të veçantë, me tipare dhe veçori dalluese nga popujt tjerë fqinjë, as emër i banorëve të ndonjë rajoni gjeografik me këtë emër.

Ky emër është me përcaktim tjetër, sipas statusit social të një shtrese të popullsisë nën sundimin e Perandorisë Romake; Servus: shtresë e ulët, e nënshtruar, shërbëtorë, raja e pushtetit dhe e familjeve fisnike të vendit.

Serbët nuk janë dalluar me asgjë nga popujt tjerë me prejardhje sllave, as me tradita, zakone, besim fetar, gjuhë, alfabet, shkrime, si i tillë nuk mund të ketë edhe histori të ndryshme prej tyre, edhe atë, jo më herët se pas shekullit të 16-të të erës sonë.

Kjo ka qenë arsyeja që ky popull nuk ka mundur të mbijetojë edhe në shek. XX me këtë koncept, si popull i veçantë dhe me shtet të veçantë, prandaj u krijua Mbretëria e Jugosllavisë, më vonë mbretëria e përbashkët e tre popujve, Serbe, Kroate, Sllovene (SKS), pas Luftës së Parë Botërore, dhe më vonë Federata e Jugosllavisë, me 6+2 njësi federative, sipas përbërjes etnike të tyre, pas Luftës së Dytë Botërore.

Siç shihet edhe nga hartat zyrtare, shteti i sotëm i Serbisë edhe sot përbëhet nga rajone dhe krahina me emra të tjerë, joserbë, që janë të dominuar nga banorë të tjerë vendës, joserbë, si në Vojvodinë, Timok, Shopi, Toplicë, Rasi (Sanxhak), etj.

I vetmi rajon që pretendojnë serbët e sotëm se përbën bërthamën etnike të tyre është Shumadia (në gjuhën shqipe: Malësia), e cila as për nga emri dhe as nga përbërja etnike nuk ka qenë asnjëherë i dominuar nga serbët, por nga malazezët, për të cilët historiani i shquar nga Kroacia Milan Shuflaj ka thënë se, ata janë me prejardhje shqiptare, të ndarë për shkak të besimit fetar nga vëllezërit e tyre të gjakut, pas islamizimit të pjesës më të madhe të shqiptarëve gjatë shekujve 18-të dhe 19-të.

Në regjistrimet e popullsisë deri në fillim të shekullit 18-të, në asnjë rajon dhe qytet të Serbisë së sotme, serbët nuk kanë përbërë as 20% të popullsisë, afërisht me numër të njëjtë me romët, të ardhur nga India dhe Evropa juglindore, mes shekujve 14-16 dhe më vonë në këto hapësira, si edhe një numër i madh i Siberianëve të sjellë nga Rusia cariste, nga shekulli 18-të – 20-të.

Nga studiuesit serbë dhe jugosllavë, deri më sot ende nuk është përcaktuar një teori e pranueshme as nga vetë ata, cila është prejardhja e vërtetë e Serbëve, duke u luhatur mes tezave për prejardhjen e tyre nga sllavët e Moravisë, me prejardhje Persiane, me prejardhje hebraike, me prejardhje Ilire, me prejardhje Dake, etj.

Historia e Serbëve dhe Serbisë fillon me shekullin 19-të dhe 20-të, pas hartimit të Planit sekret francez-rus të njohur si “Naçertania”, e vitit 1843.

Pretendimet e serbëve të sotëm se kanë ekzistuar shteti serb i Mesjetës dhe as Kisha serbe nga kjo periudhë, janë falsifikime ordinere, që nuk janë pranuar asnjëherë nga bota shkencore e mirëfilltë. Për faktin e njohur, se në hapësirat ku pretendojnë serbët se ka ekzistuar ndonjë shtet i tyre mesjetar, ka një mal me dëshmi të shkruara se aty ka ekzistuar shteti mesjetar i Rasisë, i banorëve vendës, Rasianëve dardanë, të cilët përveç besimit fetar të njëjtë me sllavët e ardhur më vonë në këto hapësira, asgjë tjerë nuk kanë pasur të përbashkët. Në qarqet shkencore evropiane, edhe banorët sllavë të këtij rajoni janë njohur si Rasianë, Raci.

(22. XII. 2022)

* * *

SHTETI I SERBISË – RRENË E MADHE E HISTORISË

(Serbia krijesë artificiale dhe hije e zgjatur e Rusisë në Ballkan)

Shteti aktual i Serbisë, një shtet artificial i trashëguar nga ish Mbretëria e Jugosllavisë (Serbe-Kroate-Slovene), ish-Federata e Jugosllavisë dhe ish-Federata jetëshkurtër Serbi-Mali i Zi, jo vetëm se është krijuar në territoret etnike të huaja, kryesisht të shqiptarëve autoktonë; jo vetëm historinë që e ka të rrejshme, të falsifikuar, përvetësuar e shtrembëruar; jo vetëm trashëgiminë kulturore-historike, monumentet fetare, kishat dhe manastiret; si edhe gjuhën e alfabetin kirilik (alfabet i lashtë ilir i Shën Hieronimit), të cilat i përdorin të gjithë popujt sllave në botë, por edhe simbolet kombëtare dhe shtetërore paturpësisht i kanë të vjedhura e përvetësuara nga popujt dhe shtetet tjera, me të cilat edhe sot krenohet populli dhe shteti i Serbisë.

Shikoni me vëmendje Stemën dhe Flamurin kombëtar të serbëve dhe të shtetit të Serbisë, lexoni shënimet mbi simbolet dhe mos u çuditni: sepse ka edhe popuj e shtete të tjera në botë që nuk kanë asnjë simbol dhe shenjë të veten të identitetit kombëtar, por Serbët dhe Serbia janë shembulli më tipik në Evropë për falsifikime, ndërsa vazhdojnë të përhapin propagandë nëpër botë kundër popujve të tjerë fqinj, madje edhe përkundër krimeve dhe gjenocideve të vazhduashme mbi fqinjët e tyre josllavë, ndërsa Evropa dhe bota vazhdojnë ta tolerojnë çfarëdo regjimi të këtij shteti, madje ta respektojnë si pushtet demokratik dhe si shtet demokratik e me perspektivë evropiane, pa ndyshuar serbët dhe shteti i tyre asgjë nga mentaliteti mesjetar, tradita dhe sjellja e derisotme jocivilizuese dhe barbare.

Pashtëshënim:

Shënimet mbi stemën e Serbisë në gjuhën boshnjake janë nga filozofi boshnjak nga Maqedonia Veriore, prof. dr. Ferid Muhiq, ato në gjuhën shqipe nga autori i këtij shkrimi.

(9 shkurt 2022)

See Translation

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments