12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeAhmed Kalaja kundër Myftinisë së Shkupit: Bitcoin nuk është haram (VIDEO)

Ahmed Kalaja kundër Myftinisë së Shkupit: Bitcoin nuk është haram (VIDEO)

Myftinia e Shkupit para dy ditësh doli me qëndrim në lidhje me kriptovalutat.

Ata mendojnë se të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e këtyre llojeve të monedhave elektronike (kripto valutave), në këtë formë që janë tani për tani edhe atë për shumë arsye.

Nga ato arsye përmendim, thanë nga Myftinia: arsyet juridike të jurisprudencës Islame, rreziqeve ekonomike për personat privatë dhe rreziqeve të ekonomisë shtetërore.
Por në lidhje me kriptovalutat ka folur edhe hoxha nga Tirana, Ahmed Kalaja, i cili thekson se nuk ka ndonjë argument se kriptovalutat janë të ndaluara në fenë islame.

“Nuk ka asnjë argument nga feja e Zotit, që e bën të ndaluar një gjë të tillë. Ajo që mund ta bëjë të ndaluar është se kjo lloj monedhe nuk është e lidhur, as me arin as me argjentin, dhe çdo pare sot në botë nuk është e lidhur më me arin dhe me argjentin,” ka deklaruar Kalaja.

Kalaja më tej shtoi se në momentin që bankat, shtetet kanë pranuar këto kriptovaluta, atëherë sipas tij është më se normale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments