5.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi: Do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e shqiptarëve, kjo qeveri...

Afrim Gashi: Do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e shqiptarëve, kjo qeveri do të ketë jetëgjatësi të shkurtë

Kryetari i partisë Alternativa Afrim Gashi, para kuvendit tha se dje ishte një ditë e rëndë për shqiptarët.

“Dje u konstatua se është arritur një marrëveshje mes dy subjekteve prej të cilave njëra është e delegjitimuar totalisht për shkak se ka heq dorë nga premtimi i saj kryesor kryeministri shqiptar. Andaj ne si përfaqësues i shqiptarëve, të 82 mijë votave dhe gjithë shqiptarëve tjerë që nuk e duan mashtrimin dhe e duan demokracinë tek shqitparët jemi këtu për të ju thënë atyre se ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë interesat e tyre. Do ta bëjmë betejën e fuqishme, nuk do të ndalemi asnjë ditë në këtë kuvend, duke i përdor gjitha mjetet demokratike që vullneti i shqiptarëve një ditë të vijë në vendin e vet”, tha Gashi,

Ai tha si i vjen keq ngase shumë të rinj, ndoshta sipas tij, prej sot kanë marrë valixhet e tyre për të ikur në perëndim.

“Por ne ju bëjmë thirrje atyre të durojnë edhe pak. Jam i bindur se kjo qeveri është ndërtuar mbi këmbë të qelqta dhe në goditjen e parë e dini qelqi thyhet. Jam i bindur se në goditjen e parë jetëgjatësia e kësaj qeverie do të jetë e shkurt dhe shpresa në këtë vend do të kthehet”, tha më tej Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments