6.8 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi demanton Spasovskin! Alternativa në Qeveri ka qenë kundër orës policore

Afrim Gashi demanton Spasovskin! Alternativa në Qeveri ka qenë kundër orës policore

Kryeministri teknik Oliver Spasovski  pohon se të gjithë në kabinet, përveç opozitarëve të VMRO-DMNE-së, janë të një qëndrimi për orën e shtuar policore gjatë kësaj fundjave.

“Duhet të ju them se jemi thuajse unision, thuajse 100%, nëse nuk e llogarisim përfaqësuesin e opozitës, jemi thuajse njëzëri se duhet të sjellim vendim në bazë shkencore, e jo në bazë të politikës” Oliver Spasovski, kryeministër teknik.

Megjithatë këto fjalë të Spasovskit i përgënjeshtron kreu i Alternativës Afrim Gashi, parti bashkëqeverisëse. Ai në emisionin “10 minuta” të TV21 pohoi se gjatë fundjavës, që korrenspondon edhe me festën e  Bajramit, nuk duhet të ketë orë policore dhe se këtë qëndrim në qeveri do ta japë edhe Ministri i Kulturës që është nga radhët e Alternativës.

“Unë jam dëgjuar me ministrin. Ai e mbron qëndrimin e partisë por megjithatë në qeveri vendos shumica”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativa.

Si Spasovski po ashtu edhe Gashi këto gjëra i pohuan para se të mbahet mbledhja e qeverisë.

Se cilI ka qenë qëndrimi i BDI-së në seancë, ende nuk dihet.

PDSH nga ana tjetër, poashtu parti në qeveri, ka propozuar që të ndiqet shembulli i Turqisë për fetstën e Bajramit, shtet i cili ka vendosur ndalesë për lëvizje gjatë festës.

Mbështjetje për orën policore gjatë fundjavës nuk ka dhënë as VMRO-DPMNE-ja, e cila një gjë të tillë e ka vlerësuar si masë shtrënguese e tepruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments