8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAFRIM GASHI-AAA: SHIFRAT ALARMANTE JANË DËSHMIA E DËSHTIMIT TË KËSAJ QEVERIA NË...

AFRIM GASHI-AAA: SHIFRAT ALARMANTE JANË DËSHMIA E DËSHTIMIT TË KËSAJ QEVERIA NË BETEJËN KUNDËR KOVID-19

Kryetari i partisë Alternativa Afrim Gashi në një status në rrjetin social fejsbuk ka shkruar se shifrat alarmante të të infektuarve me virusin Covid-19 në ditët e fundit janë dëshmia më e saktë edhe se sa është rritur përqindja e dështimit të kësaj qeverie pa shumicë.
“Nëse 25% nga të testuarit në ditë rezultojnë pozitivë dhe nëse shifra e të vdekurve ka shkuar mbi 20 persona në ditë, këtu nuk bëhet fjalë më për rastësi, për koincidencë ose për infektim të kontrolluar, por thjesht për dështim total të sistemit tonë shëndetësor. Këto shifra, në çdo vend normal, do të ishin sinjal për përgjegjësi politike, nëse jo edhe morale, të drejtuesve të sektorit të shëndetësisë, por jo vetëm. Çfarë duhet të ndodhë më shumë që ata të ndërgjegjësohen?
Me këtë rast nuk mund të mos theksojmë se nëse kjo qeveri krijon edhe Komision të Sëmundjeve Infektive me kritere partiake e politike, rezultati patjetër do të jetë ky.
Deputetët e Alternativës opozitare, por besoj edhe në gatishmërinë e kolegëve të Aleancës për Shqiptarët, jemi gatshëm që të ndihmojmë në tejkalimin e kësaj krize të madhe shëndetësore, natyrisht duke e depolitizuar Komisionin e Sëmundjeve Infektive, gjithë kjo në të mirë të shëndetit të qytetarëve”,
 ka shkruar Gashi, përcjell SHENJA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments