11.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi-AAA -nuk është lider i shqiptarëve në RMV / : Në...

Afrim Gashi-AAA -nuk është lider i shqiptarëve në RMV / : Në emër të shqiptarëve, i shpreha mbështetje Erdoganit

lajmi interaktiv

www.telegrami.mk

Afrim Gashi AAA i ka përzier kabllot e komuniukimit diplomatik.Afrim Gashi mund të takohet edhe me Bidenin ,edhe me Putin ,edhe me presidentin e Iranit Ebrahim Rais,gjithnjë në emër të partisë që udhëheq mund të deklarohet ,por nuk mund të flet në emër të përgjithshëm të popullit shqiptar në Maqedoni .E para e punës ,në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2020 në koalicion me ASH morën 81.620 vota përkthyer në deputet i bie 12 ,edhe më sakt 4 deputetë AAA,ndërsa ASH -8 deputetë ,në numra votuesish rreth 20-25.000 votues,pra numër i vogël për të përfaqsuar shqiptarët në paraqitjet publike diplomatike …për të dukur mbase i fortë në opinion se kishe ka forcë ,përdoren turli Pi-Ar trukash ,që me ramjen e terit të natës zbehen …ok

=====================================

lajmi aktiv që qarkullon

https://pressonline.al/2023/05/23/gashi-ne-emer-te-shqiptareve-i-shpreha-mbeshtetje-erdoganit/

Kryetari Alternativës, Afrim Gashi sërish ka shprehur publikisht mbështetjen ndaj presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili është në garë në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Turqi, përcjell TV21.

Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Gashi ka njoftuar se i ka shprehur Erdoganit mbështetje dhe mirënjohje në emër të tij, partisë që e udhëheq dhe popullit shqiptar në Ballkan.

“Sot, në Stamboll, kisha nderin të marr pjesë në “Takimin e madh të Rumelisë”, me liderë politikë të Ballkanit, që u organizua nën patronazhin e Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Në këtë mënyrë edhe njëherë shpreha mbështetjen dhe mirënjohjen time, të Alternativës dhe të shqiptarëve për bashkëpunimin e deritanishëm mes Turqisë dhe shqiptarëve në Ballkan, por edhe me shtetin tonë”, shkroi Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments