3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAdnan Neziri-deputeti i ASH: Mosmiratimi i ligjeve në Kuvend, përgjegjësi e pushtetit

Adnan Neziri-deputeti i ASH: Mosmiratimi i ligjeve në Kuvend, përgjegjësi e pushtetit

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri vlerëson se mosmiratimi i ligjeve në Kuvend është përgjegjësi e pushtetit. Ai madje pranon se në momente të caktuara edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë bllokuar punën e Kuvendit, por se ky bllokim ka qenë i imponuar po nga partitë në pushtet të cilat kanë kundërshtuar ligjin për shtetësi.

“Pushtetit i takon, apo shumicës parlamentare që të jetë më konstruktive dhe nëse shumica parlamentare është konstruktive, atëherë besoj se edhe ngecja e mosrealizimit të ligjeve është e pamundshme. Mirëpo një veprim i tillë i shumicës parlamentare, pa konsultim dhe harmonizim të ligjeve me opozitën, shpesh herë bie te mosmarrëveshjet. Dhe pse aty ka një dallim dhe bëjnë shumicën në bazë të ligjit, por edhe opozita është e zgjedhur nga populli dhe me te duhet të diskutohet. Kam bindjen se parlamenti duhet të ndahet nga Qeveria sepse është organ ligjdhënës ndërsa qeveria është organ ekzekutues dhe për këtë arsye shumica parlamentare nuk duhet të jetë makineri votuese por duhet të jetë në konsultim me kolegët tjerë deputet, pa marrë parasysh se nuk janë shumicë parlamentare me arsyen e vetme që ligjet të miratohen në mënyrë efikase dhe ashtu siç duhet”, deklaroi Adnan Neziri, deputet i ASH-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments