8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAdnan Neziri-ASH: Kryeministri shqiptar i BDI-së tani e ndryshon emrin në Dimitar...

Adnan Neziri-ASH: Kryeministri shqiptar i BDI-së tani e ndryshon emrin në Dimitar Kovaçevski (Video)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Atnan Neziri duke i replikuar deputetes së BDI-së Arta Bilalli në diksutimet e seancës së sotme për besimin e Qeverisë, ka thënë se është kontradiktore pasi në fotografinë me Dimitar Apasievin është edhe lideri i Alternativës, parti të cilën sipas Nezirit, Ali Ahmeti e kalutur të hy në Qeveri që BDI të mos shkoj në opozitë

“Nuk e di sa jeni të vetëdijshëm ju dhe parafolsit tuaj për reklamën, rejtingun që doni ti’a rritni Levicës. Levica është parti parelevancë por ju nga inati i Aleancës doni ta bëni me relevancë. Pjesë e asaj fotografie në mënyrë indirekte jeni edhe ju. Ju në atë fotografi keni partnerin e ardhshëm të koalicionit edhe atë në ballë të fotografisë. Ndërsa në anën tjetër partia tjetër lideri juaj shkonte takohej të mos ngel në opozitë se ju vet e keni deklaruar se në opozitë nuk mund të ekzistoni”, theksoi Neziri.

Neziri më tej tha ne si Aleancë nuk do tu lëmë rahat, do tu kundërshtojmë, deri në momentin që të kaloni në opozitë.

“Ju atëherë me Levicën arritët që ta shtyni regjistrimin, për të cilën proklamoni kudo se duhet të bëhet në kohë, të jetë i efektshëm, kush nuk regjistrohet do të dënohet dhe mandej dëgjuat Levicën.
Pasi e keni qejf reklamojeni nuk ka problem. Edhe Zoran Zaev kërkoj nga Levica të bashkohet në qeveri vetëm të ketë pushtet. Ju të heshtur pranoni të bëheni pjesë e një udhëheqësie tjetër.

Kryeministri shqiptar i juaji tani i ndryshon emrin Dimitar Kovaçevski.

Ju lëndoni çdo proces. Keni qenë në koalicion me Gruevskin, Mijallkovin, Lube Boshkovskin dhe shumë të tjerë. Në Zgjedhjet lokale humbet u panë në Tetovë e Gostivar. Në Tetovë si i punësoni njerëzit që jetojnë në Gjermani.

“Ju jeni ata që keni qënë në opozitë edhe me Mijallkovin, edhe me Gruevskin edhe me të gjithë të tjerët. Ju vet keni thënë se nuk dëshironi të shkoni në opozitë pasi nëse bëheni opozitar nuk do të ekzistoni si parti”, ka deklaruar deputeti i ASH-së Atnan Neziri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments