Administrata Publike e Maqedonisë kërkon rritje të pagave

52

Sindikata e Administratës Shtetëror dhe Gjyqësisë njofton se këto ditë ka dërguar letër në Qeveri dhe në Ministrinë e Financave për nisje të bisedimeve për rritjen e pagave të ulëta.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, paga mesatare neto për muajin mars 2021 ka qenë 28.127.00 denarë. Me ndryshimet e reja të Ligjit për pagë minimale, kjo pagë është 15.194.00 denarë. Edhe pse rritja e pagës mesatare dhe pagës minimale është për t’ui përshëndetur, të punësuarit në administratë dhe gjyqësi pranojnë paga nën mesataren, por edhe nën minimalen”, thonë nga kjo sindikatë.

Ata shtojnë se rritja e fundit e pagave në administratë ka qenë me pagën e shtatorit të vitit 2019, ndërsa punonjësit e administratës kishin vetëm 5% rritje page.