Janë politikanët dhe pashtetarët shqiptarë që për tri dekada me radhë e kanë vjedhur, varfëruar, kriminalizuar, zvogëluar dhe katandisur shtetin shqiptar, si asnjë pushtues i huaj më parë!
Janë edhe politikanët shqiptarë në trojet etnike jashtë shtetit, të cilët kanë bashkëpunuar, kanë vjedhur së bashku me drejtuesit e shtetit shqiptar dhe me të huajt, e kanë mashtruar, varfëruar, shitur, shpërngulur, traumatizuar qytetarin shqiptar, e kanë shpërfytyruar qenien shqiptare në përmasa tragjike, sa do t’u duhet shumë kohë dhe mund gjeneratave të reja për t’u kthjellur dhe për ta rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur.
Si nuk ndjehen të turpëruar para botës, para fqinjëve, sidomos para politikanëve sllavë të Maqedonisë, të cilët nga një hiç shtet janë duke ndërtuar një shtet të admiruar nda fqinjët dhe bota, ndërsa politikanët dhe pushtetarët shqiptarë, në shtetin amë dhe në trojet etnike jashtë shtetit, po shndërrohen në bisha gjakpirëse kundër qenies shqiptare dhe interesave të shtetit!
Edhe ne të tjerët jemi fajtorë, sepse një pjesë e madhe jemi shndëruar, me apo pa dashje, në vegla qorre dhe argatë të tyre, në mprehës të shpatave të këtyre kriminelëve që përditë bien pa mëshirë mbi trupin tonë dhe fatin e brezave të ardhshëm, që këta monstrumë bashkë me ne po i çoroditim, i mashtrojmë, i tradhtojmë, i zhgënjejmë, i depersonalizojmë, i shkombëtarizojmë, ua shuajm krenarinë, i shndërrojmë në qenie pa dinjitet, pa ndjenja, pa krenari, pa gjuhë e pa histori, pa atdhe, të humbur si zogjtë e qyqes në udhëkyqet e pashpresë të botës!
Turp për të gjithë ne, se nuk jemi aq të nëmur të mos e dimë nga na vjen gjithë kjo e fatkeqësi, kush janë fajtorët e kësaj gjendje dhe si duhet të ndëshkohen, si duhet dhe mund të shpëtojmë nga një grusht banditësh, të cilët janë plehu më i ndyrë që njeh historia e popullit shqiptar dhe historia e njerëzimit!
(20 mars 2019)