10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / SHQIPTARËT JANË NJOHUR DHE DEKLARUAR MAQEDONAS, SIPAS RAJONIT DHE...

Abdulla Mehmeti / SHQIPTARËT JANË NJOHUR DHE DEKLARUAR MAQEDONAS, SIPAS RAJONIT DHE KRAHINËS KU KANË BANUAR, SHUMË MË HERËT SE SLLAVËT E MAQEDONISË

Mbi të vërtetën shkencore, të falsifikuar dhe shtrembëruar nga politika dhe regjimet akupatoreSHQIPTARËT JANË NJOHUR DHE DEKLARUAR MAQEDONAS, SIPAS RAJONIT DHE KRAHINËS KU KANË BANUAR, SHUMË MË HERËT SE SLLAVËT E MAQEDONISË Nëse deklaron se je maqedonas, nuk nënkupton se je sllav nga Maqedonia. Kjo çështje është sqaruar me kohë nga shkenca, jo vetëm e historiografisë. Në bazë të përcaktimit gjeografik, sipas rajonit të Maqedonisë, të gjithë banorët e tij janë quajtur maqedonas, pavarësisht nga përkatësi etnike, fetare, gjuhësore, apo tradita kulturore e tyre. Maqedonas janë shqiptarët, sllavët, bullgarët, hebrenjtë, romët, turqit, serbët, boshnjakët dhe të gjithë pjesëtarët e kombësive dhe grupeve etnike që jetojnë në rajonin gjeografik të Maqedonisë, edhe ata që jetojnë aktualisht në pjesën e Maqedonisë së Egjeut nën Greqinë e sotme, edhe ata që jetojnë në pjesën e maqedonisë së Pirinit në Bullgarinë e sotme, edhe banorët e shtetit të sotëm në Maqedoninë Veriore, e cila përfshin afërsisht 34% të territorrit të përgjithshëm të rajonit gjeografik të Maqedonisë. Askush nuk mund t’ua ndalojë këtë të drejtë banorëve të këtyre rajoneve ta qujnë veten maqedonas, sipas përcaktimit gjeografik, përveç përkatësisë etnike të tyre, por as edhe t’ua ndalojë sllavëve të Maqedonisë Veriore të deklarohen maqedonas edhe me përkatësinë etnike të tyre, pas përpjekjeve historik të kësaj popullsie për krijimin e identititetit të tyre të veçantë kombëtar, me krijimin e shtetit entitetit të veçantë (republikës) nën ish federatën jugosllave, apo pas krijimit të shtetit të pavarur të Republikës së Maqedonisë (aktualisht Maqedonia Veriore), më 1991. Janë çështje të pastudiuara mirë, mbi bazë shkencore, çështja e emërtimit si maqedonas, që nuk nënkupton vetëm përkatësinë etnike të një popullsie, por edhe emrin e banorëve të rajonit më të gjerë gjeografik Maqedoni. Kështu, maqedonas e quajnë veten edhe banorët sllavë të rajonit të Maqedonisë në Greqinë e sotme, edhe banorët e rajonit të Maqedonisë së Pirinit në Greqi dhe kjo nuk mund të keqkuptohet apo të ndalohet me asnjë ligj apo dekret politik. Edhe banorët shqiptarë të këtij rajoni, në Greqi, Bullgari dhe në Maqedoninë Veriore të sotme, sidomos shqiptarët me përkatësi fetare ortodokse dhe katolike, historikisht e kanë quajtur veten maqedonas. Krahas kësaj, një pjesë e tyre edhe në bazë të rajoneve të kësaj krahine apo fiseve që i kanë takuar, si pellagonë, pollgas, egjeanë, miakë etj. Krijimi i kombeve politike, me emër sipas përkatësisë rajonale të tyre, nuk ua merr të drejtën edhe banorëve të tjerë ta quajnë veten siç dëshirojnë ata, përveç përkatësisë etnike të tyre. Këtë fakt e dëshmojnë burime të panumërta historike, të cilat nga ish-regjimi komunist jugosllav janë kqepërdorur, falsifikuar dhe shtrembëruar, kryesisht për interesa politike të pushteteve të kohës. Edhe kryeheroi kombëtar dhe mbreti i shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeu, e ka quajtur veten Princ i Epirit dhe i Maqedhonisë, edhe kryepeshkopi i Kishës katolike shqiptare, me seli në Shkup-Prizren-Shkodër, Pjetër Bogradi, e ka quajtur veten MAQEDONAS, por ka qenë me përkatësi kombëtare shqiptar dhe ka shkrur në gjuhën e tij amtare shqipe, krahas italishtes dhe latinishtes. Historia e ka dëshmuar se, kur politika i fut hundët në shkencë, gjithmonë për ta shtrembëruar një të vërtetë historike, edhe morri mund të bëhet ka, ndërsa pasojat mbeten për dekada e shekuj me radhë, ndërsa gjeneratat e reja për të ardhur deri te e vërteta gjatë kohë duhet të tredhin morra, të cilët i ka pjellë politika dhe regjimet pushtuese, okupatore dhe sunduese të vendeve të ndryshme. (21 mars 2021)

No photo description available.
No photo description available.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments