11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / ”Pse shqiptarët në Maqedoni votojnë për hajdutë, kriminelë me...

Abdulla Mehmeti / ”Pse shqiptarët në Maqedoni votojnë për hajdutë, kriminelë me damkë, spiunë me dosje të trasha”

Është koha për ndryshime në Maqedoni…

Këta udhëheqës të tranzicionit kriminal, që ende shqiptarët u besojnë se mund t’i mbrojnë, pyetni sa kanë mundur t’i mbrojnë shoferët dhe truprojat e veta!

SHQIPTARËT MBYTEN SI MIZAT, SE ASKUSH NUK I MBRON

Sa të pambrojtur janë shqiptarët dhe sa fatprerë, përderisa ende ua besojnë fatin dhe të ardhmen e tyre, drejtuesve të sotëm të partive politike, të cilët përveçse kanë bashkëpunuar me kriminelë të këtillë (shih videon e mëposhtme) gjatë bashkëqeverisjes me vrasës të këtillë të shqiptarëve, këta udhëheqës që u besojnë ende shqiptarët se mund t’i mbrojnë, duhet ta dinë se ata nuk kanë mundur ta mbrojnë as vetveten (nga aferat, kapja nga pushteti dhe agjenturat), nuk kanë mundur t’i mbrojnë as më të afërmit e tyre (truproje e shoferë). Pyetni gazetarët dhe mediet, sa liderë shqiptarë, kryetarë komunash, rektorë dhe drejtues të pushtetit i kanë humbur (u janë likuiduar) shoferët dhe truprojat e tyre në afera të këtilla të kurdisura nga pushteti!

Shqiptarët janë mbytur përmes aferave të kurdisura nga agjenturat e vendit dhe të huaja, në bashkëpunim edhe me mercenarë shqiptarë vendës.

Shqiptarët janë mbytur e shkelur si miza (me qindra) përmes ekspeditave policore-ushtarake, sa herë ua ka dashur qejfi qarqeve politike shoviniste dhe raciste të këtij vendi, me dhjetëra ekspedita vrasëse dhe shkatërruese mbi shqiptarët, nga Struga deri në Kumanovë, për tri dekada me radhë. Askush deri më sot, asnjë pushtet i ri nuk u ka kërkuar falje shqiptarëve për këto krime!
Shqiptarët janë mbytur në shtëpitë e veta, në rrugë, në pronë, në kufi, në burgje, në spitale, përmes kontrabandës me drogë, me armë dhe me qenie njerëzore, sa herë ua ka dashur qejfi qarqeve politike shoviniste dhe raciste.
Shqiptarët janë mbytur edhe në bark të nënës (me mijëra), para se të lindin, sa herë ua ka dashur qejfi qarqeve politike shoviniste dhe raciste.

Shqiptarët janë mbytur edhe jashtë vendit, duke i rekrutuar shërbimet e huaja sekrete si mercenarë në luftëra të huaja, sa herë ua ka dashur qejfi qarqeve politike shoviniste dhe raciste, në bashkëpunim me mercenarë shqiptarë vendës.

Sepse shqiptarët e Maqedonisë nuk i vret vetëm armiku, por i vret edhe vetëdija e ulët politike e tyre, kur votojnë për hajdutë, kriminelë me damkë, spiunë me dosje të trasha, bashkëpunëtorë të agjenturave të huaja, mercenarë, mbeturina të ish-regjimit komunist; shqiptarët i vret edhe moskujdesi i shtetit të tyre kombëtar, duke mos qenë i aftë t’i mbrojë as banorët e tij, jo më shqiptarët jashtë kufirit politik, në trojet e veta etnike.”

Abdulla Mehmeti, Akademik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments