12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / NJË MIJË VJET NGA THEMELIMI I MANASTIRIT TË MBIGURIT...

Abdulla Mehmeti / NJË MIJË VJET NGA THEMELIMI I MANASTIRIT TË MBIGURIT NË REKË TË EPËRME TË DIBRËS

Ky shkrim është publikuar me rastin e njëmijë vjetorit të Manastirit të Mbigurit (Shën Bigorit) në Rekë të Epërme të Dibrës, aktualisht në Maqedoninë Veriore (18 tetor 1020 – 18 tetor 2020) Sipas kronikave kishtare, Manastiri i Mbigurit (tani i njohur si Manastiri i Shën Bigorit, sipas gjuhëve sllave) është ndërtuar në vitin 1020 me iniciativë të Gjon (Ivan) Dibranit (në gjuhët sllave: Jovan Debranin, Jovan Debarski), patriarku i parë i Patrikanës së Ohrit, prej vitit 1018 deri më 1037. Patriarku Ivan Dibrani këtë mbiemër e ka marrë për shkak të prejardhes së tij nga rrethina e Dibrës. Mendohet se Manastiri i Mbigurit ka filluar të ndërtohet në vitin 1020, ndërsa me rastin e 1000-vjetorit të themelimit të tij, Kisha Ortodokse e Maqedonisë Veriore (dhe jo vetëm) këtë datë e ka shënuar si ngjarje të rëndësishme historike e fetare, ndërsa Kisha Ortodokse Shqiptare (e Janullatosit), siç duket nuk është fare e interesuar për shënimin e këtyre datave të rëndësishme, as për historinë e lashtë të saj, që lidhet me këtë mijëvjeçar dhe disa shekuj më herët, me Kishën shqiptare të krishterë që nga periudha e lashtë ilire-dardane dhe sidomos ajo e Justinianit të Parë.(18.X.2020)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments