12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / KJO ËSHTË GJENDJA TË CILËN NUK DUHET TA TOLEROJNË...

Abdulla Mehmeti / KJO ËSHTË GJENDJA TË CILËN NUK DUHET TA TOLEROJNË SHQIPTARËT NË MAQEDONI ME ASNJË KUSHT!

E këtillë është gjendja aktuale e shqiptarëve në Maqedoni (shih ilustrimin), në të cilën e kanë sjellë partitë politike, kur të gjitha njëkohësisht mendojnë se kanë të drejtë. 

Nuk mund të krijohen dhe ekzistojnë shumë realitete, kur shqiptarët kanë një qëllim të vetëm: barazinë e plotë kombëtare në Maqedoni. 

Përqendrimi në një qëllim të vetëm duhet t’i shkrijë këto realitete të sajuara, ku secili me arsyetimet e veta e mbron të vërtetën të tij, edhe kur ajo është e rrejshme. 

E drejta dhe e vërteta janë një dhe ato mund të mbrohen dhe triumfojnë vetëm kur përqendrohen në një qëllim të përbashkët. 

Shqiptarët duhet që përmes partive politike dhe subjekteve të tjera ta mbështesin një Platformë të vetme (të përbashkët), e cila vazhdimisht duhet të pasurohet, ndryshohet dhe plotësohet me përmbajtje të reja, të përcaktuara me kompetencë shkencore, varësisht nga rrethanat e reja. 

Për këtë qëllim, deri në formimin dhe funksionimin normal të një organi të përmbashkët, në formatin e një Tryeze, Forumi, apo Këshilli kordinues të partive politike të shqiptarëve në Maqedoni, asnjë partie politike nuk duhet t’i lejohet si e vetme të vendosë për çështje të rëndësishme në emër të popullit shqiptar në Maqedoni. 

Deri në arritjen e këtij qëllimi, mos pritni se mund të ketë ndonjë hap përpara në realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në këtë shtet, ndërsa për gjendjen në të cilën janë shqiptarët sot, mbajmë përgjegjësi të gjithë, pa përjashtim, jo vetëm drejtuesit e partive politike. 

(29 prill 2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments