8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / DEMOKRACIA DHE DIKTATURA

Abdulla Mehmeti / DEMOKRACIA DHE DIKTATURA

(Demokracia e rrejshme është fillimi i diktaturës)

Nuk mund të ketë demokraci me organizim politik nga lartë-poshtë, kur klanet politike thellësisht të korruptuara dhe kupolat e krimit ia diktojnë sovranit cilësinë e pushtetit!

Diktatura në një shtet fillon kur elitat politike të korruptuara dhe kupolat e krimit ia diktojnë sovranit cilësinë e pushtetit dhe qytetarëve ua dozojnë të drejtat e tyre, sovranit i cili përmes vullnetit të tij dhe votës së lirë është burimi i pushtetit, krijuesi dhe mbrojtësi i vlerave themelore të demokracisë.

A e vërejnë këtë qytetarët e këtyre vendeve, apo vetëm i vuajnë pasojat në heshtje? Sigurisht që jo, nga doza e lartë e indoktrinimit, propaganda sistematike dhe mashtrimi përmes luksit dhe kapitalit me prejardhej nga jashtë, kryesisht përmes burimeve nga krimi i organizuar dhe kontrabanda, droga, prostitucioni, kumari, shitja e pasurive natyrore, madje edhe e territoreve të këtyre shteteve. Luftërat në këto procese janë vetëm mjete për realizimin e qëllimeve të këtyre lëvizjeve politike destruktive dhe antikombëtare, ku faktori njeri është më i parëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Gati në të gjitha shtete ish socialiste, në të cilat është imponuar kjo formë e organizimit politik, i kontrolluar që në fillimet e tij (1990) nga shërbimet sekrete të ish regjimeve komuniste, ku edhe pas tri dekadave të „tranzicionit“ nuk ka progres, por ka vetëm shkatërrime dhe stagnim, ka prapambetje dhe prapavajtje, degradim të vlerave morale, politike dhe kulturore, shkatërrim të ekonomisë, kriza të përhershme, trazira dhe pasiguri, shpërngulje masive të popullsisë.

Një lëvizje politike mund të jetë e suksesshme, progresive dhe e dobishme, vetëm kur ajo organizohet nga poshtë-lartë, jo nga lartë-poshtë; kur mbështetet në burimin e saj, në bazë, në vullnetin e shumicës, të qytetarëve, nga vota e lirë e tyre, nga e merr fuqinë dhe e mban orientimin çdo lëvizje politike për realizimin e qëllimeve për të cilat edhe ekziston si formë e organizimit të një shoqërie, apo të populli.

Në asnjë vend dhe asnjëherë, asnjë lëvizje politike, kulturore dhe kombëtare, nuk mund të jetë e suksesshme nëse ajo organizohet nga lartë-poshtë, siç është organizuar lëvizja politike e shqiptarëve deri më sot, sepse bart në vete rrezikun e imponimit të individëve dhe grupeve të caktuara destruktive; të nxitura, organizuara dhe financura nga shërbimet e huaja sekrete, nga nëntoka kriminale dhe forca të tjera jodemokratike, të cilat për interesa të tyre të caktuara këto lëvizje i shndërrojnë në lëvizje jokombëtare, jodemokratike dhe johumane, duke ua imponuar vullnetin e tyre shumicës së qytetarëve, përmes propagandën si mjet i bindjes dhe krijimit të opinioneve, duke e keqpërdorur vullnetin politik të qytetarëve, votën e tyre, si mjet i cili mund të blihet dhe shitet, të kontrabandohet dhe keqpërdoret, siç ndodh ndër ne me shitblerjen e votave, me këtë edhe uzurpimin e pushtetit, me këtë edhe rritjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar deri në përmasa shkatërruese për një shoqëri, apo një popull.

Për ndryshimin e gjendjes në të cilën janë aktualisht shqiptarët, sidomos shqiptarët në Maqedoni, seriozisht duhet të mendohet për një formë ndryshe të organizimit politik, përmes të cilës qytetarëve do t’u kthehet dinjitetii i nëpërkëmbur. liria e shkelur, e drejta e vendosjes, e votës së lirë dhe e pjesëmarrjes aktive në qeverisjen e shtetit dhe institucioneve të tij, pa imponime nga lartë, të cila më tepër vijnë nga qendra të huaja dhe për interesa të tyre, kryesisht përmes mercenarëve të kamufluar në „demokratë“ dhe „atdhetarë“, të cilë me kohë kanë qenë të rekrutuar nga qendrat dhe shërbimee e huaja për drejtimin e lëvizjeve politike në shtetet ish socialiste, lëvizje të cila mund t’i shërbejë çdokujt, jo edhe popullit në emër të të cilit thirret ajo dhe për interesat e tij.

(22.V.2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments