BallinaLajmeAbazoviqi iu bashkohet qytetarëve që po protestonin kundër tij (video)

Abazoviqi iu bashkohet qytetarëve që po protestonin kundër tij (video)

Njeriu që ka më së shumti gjasa të bëhet kryeministër i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pati një pritje më ndryshe se herëve tjera para se të fillonte intervistën në televizionin RTV Nikshiq.

Një grup protestuesish i dolën atij para duke i thënë “tradhtar” dhe “ti i more paratë Dritan”.

Ky takim jo i zakonshëm përfundoi shpejt, pasi Abazoviq e mori me shaka duke brohoritur dhe duartrokitur ndaj protestuesve, duke u thënë të njëjtat fjalë që i thanë ata.

Më poshtë keni videon ku e tregon këtë moment:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments