15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeA do të shiten aksionet shtetërore në Telekom?

A do të shiten aksionet shtetërore në Telekom?

Në opinion flitet se ka mundësi që një pjesë e aksioneve të qeverisë në Telekomin e Maqedonisë të shiten. Në këtë temë është biseduar në kabinetin e qeverisë, por vendim ende nuk ka.  Shitja e aksioneve do të varet nga gjendja me pandeminë.

Paratë nga shitja e pjesës së shtetit në Telekom – Maqedoni, gjegjësisht 34,8%, do të shfrytëzoheshin për mbushje të vrimave buxhetore dhe për zbutje të pasojave financiare nga kriza me virusin korona. Për privatizimin e mundshëm të kompanive të caktuara foli edhe kryeministri Zoran Zaev. Ai paralajmëroi se përveç Postës së Maqedonisë, ka gjasa të privatizohen edhe ndërmarrje të tjera publike, edhe pse ai nuk e përmendi Telekomin e Maqedonisë.“Partneriteti publiko privat do të jetë një prej preokupimeve të Qeverisë. Një nga institucionet e tilla për të cilat mendojmë janë QTE Negotinë, Hekurudhat e Maqedonisë, Transport, nuk e di Eurokompozit, Kollska e Velesit dhe disa institucione tjera”, theksoi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.Burime tjera të Qeverisë, të cilët i kontaktoi TV21 thonë se për momentin vendim për shitjen e Telekomit të Maqedonisë nuk ka, për shkak se kjo kompani është me interes strategjik për shtetin. Të njëjtat burime thonë se likuiditeti i tregut është i mirë dhe tani për tani nuk ka hapësirë për huamarrje nga jashtë, siç nuk ka hapësirë edhe për shitjen e aksioneve shtetërore në këtë kompani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments