12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeA do të ketë takim liderësh? Mickoski ende po pret ftesën, Kovaçevski...

A do të ketë takim liderësh? Mickoski ende po pret ftesën, Kovaçevski thotë se do të bëhet

Tani për tani nuk ka paralajmërime për organizim të një takimi liderësh. Edhe përkundër paralajmërimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski se menjëherë pasi ta marrë funksionin do të iniciojë takim liderësh me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin, deri më tani, pas pothuajse një muaji, në selinë e partisë opozitare nuk ka mbërritur asnjë ftesë. Tani për tani nuk dihet nëse dhe kur do të ndodhë ky takim, kurse lidhur me atë nëse Kovaçevski do ta ftojë Mickoskin në një takim liderësh, ai me përgjigje të shkurtër: “Këto janë takime të cilat normal se do të realizohen, kur të kemi detaje, do t’ju njoftojmë”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Mickoski dje tha se deri më tani Kovaçevski nuk ka caktuar takim  të liderëve dhe se ende po pret ftesë.

-Sikur është ky takim i liderëve një lloj atraksioni cirku dhe iu lavdërua mediave se më ka thirrur një mëngjes për të më treguar se do të kemi takim të liderëve të cilin ende nuk e ka caktuar. Pres që ta caktojë dhe do të shkoj, të takohemi dhe të bisedojmë  për çështjet aktuale. Është  e përgjegjshme që përmes Kovaçevskit të bisedojmë me Zoran Zaevin  dhe me kryetarin e partisë më të madhe në shtet, është e përgjegjshme për të ardhmen e  shtetit, tha Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski që në thirrjen e parë të kryeministrit Kovaçevski për të biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me krizat në vend, ka kushtëzuar se do të pranojë takim të liderëve vetëm nëse bisedohet për zgjedhje të parakohshme, për negociatat mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe për korrupsionin në vend. Në lidhje me këtë, nga partia në pushtet iu përgjigjën se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments