10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeA do të bëjë rezistencë Gjergj Dedaj ambasadori i Kosovës? Vendimin për...

A do të bëjë rezistencë Gjergj Dedaj ambasadori i Kosovës? Vendimin për lëshimin e ambasadës do ta marrë pasi të konsultohet me miq

Shkarkimin nga detyra e ambasadorit të Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, e vlerëson si politik, antikushtetues  dhe të porositur! Ai ditë më parë u shpreh se “zyrat e as mandatin nuk i liron me lehtësi”, por sot në një përgjigje për TV21, nuk e pohon një gjë të tillë. Shprehet se vendimin do ta tregojë pasi të jetë konsultuar me miq.

“Lidhur me zyrat ajo çështje është irelative, pas konsultimit me miqtë e mi, do të njoftoj opinionin edhe për porositësin dhe arsyen e vërtetë të shkarkimit tim skandaloz dhe të gjithë vendimet tjera, do jeni të njoftuar me kohë! Unë vazhdoj punën dhe agjendën time si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplote i RKS në RMV, i njohur për institucionalist, respektues i Kushtetutës dhe ligjeve te Kosovës, pjesëmarrës i të gjitha zhvillimeve dhe sakrificave te lirisë Kosovës së para luftës, gjatë saj dhe të pas luftës!”, tha Dedaj për TV21.

TV21 qëndrim kërkoi edhe nga Presidenca e Kosovës dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, por nuk morëm asnjë përgjigje se çfarë do të ndërmerrnin nëse Ambasadori Dedaj nuk pranon që ta lëshojë Ambasadën në Shkup. Ditë më parë, kryediplomatja e Kosovës, kur foli për tërheqjen e ambasadorëve, tha se ata janë të emëruar politikisht.

“Lirimi nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politik është bërë në frymën e  programit të miratuar qeveritar, i cili parasheh reformimin e shërbimit diplomatik të RKS dhe respektimin e ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ligjit për shërbimin e jashtëm të Kosovës”, ka thënë Gërvalla.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është një ndër 12 ambasadorët e shkarkuar. Janë shkarkuar edhe ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Shqipëri, Çeki, Holandë, Hungari, Kroaci, Slloveni, Australi, Mal të Zi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka nënshkruar dekretin për tërheqjen tyre./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments